75 Mall Live Search
19:43 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Ambasadorja e Kosovës, Lendita Haxhitasimi pritet nga Presidenti i Maltës – dorëzon Letrat Kredenciale

Nga sot, Lendita Haxhitasimi e ka filluar punën si Ambasadore e Kosovës në shtetin e Maltës.

Ajo u prit nga Presidenti i Maltës, Geroge Vella dhe ia dorëzoj Letrat Kredenciale, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi, Haxhitasimi u shprehë e nderuar që u takua me Presidetin e Maltës.

Postimi i plotë:

Unë jamë shumë e nderuar që e takova sot Presidentin H.E George Vella dhe ia prezantova Letrat Kredenciale duke më akredituar mua si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maltës. Presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe./Indeksonline/