10:09 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Ambasadorja e pandjenjë, rrah dhe maltreton pastruesen e shtëpisë, gjithçka filmohet në kamera

Filipinet kanë shkarkuar nga detyra dhe shërbimet publike ambasadoren, Maricho Mauro.

Ambasadorja e Filipineve në Brazil është zbuluar në bazë të kamerave se ka rrahur dhe torturuar pastruesen e shtëpisë, shkruan Indeksonline.

Pamjet janë shokuese dhe barbara ku shihet se si ambasadorja ka rrahur dhe keqtrajtuar në mënyra të ndryshme pastrusen e shtëpisë së saj, e cila po ashtu ishte një filipinase.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka njoftuar dje shkarkimin e saj.

Mauro do të humbasë të drejtat e saj të pensionit dhe nuk mund të punojë më në shërbimin publik./Indeksonline/