75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 06 Shtator 2024 / FR

Ambasadorja holandeze Boven shkon në Mitrovicë për t’u informuar me situatën lokale

Ambasadorja e Holandës, Karin Boven, dje bëri vizitën e saj të parë në qytetin e Mitrovicës për t’u informuar me situatën lokale.

Me anë te një postimi nga ambasada në platformën X, bëhet e ditur se ajo shoqërohej nga Koordinatori i EULEX-it për veriun, Arno van der Pas dhe oficerja e Sigurisë dhe Stabilitetit të Ambasadës, Lirika Agusholli.

“Ambasadorja jonë Karin Boven dje bëri vizitën e saj të parë në qytetin e Mitrovicës për t’u informuar me situatën lokale. Ambasadorja shoqërohej nga Koordinatori i EULEX-it për veriun, Arno van der Pas dhe oficerja e Sigurisë dhe Stabilitetit të Ambasadës, Lirika Agusholli”, thuhet në njoftim.