Ambasadorja izraelite në terren, viziton fabrikën në Besi

Tamar Ziv, ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, ka vizituar bizneset e Kosovës.
Ajo ka vizituar fabrikën “Royal Paper Cops” e hapur para disa ditësh në Besi të Prishtinës me pronar Abdyl Zhdrella.
“Ishim te nderuar me rastin e vizitës së ambasadores së shtetit te Izraelit znj. Tammy Ziev ne fabrikën per prodhimin e gotave te letrës “Royal Paper Cups”. Znj. ambasadore u nda shumë e kënaqur me vizitën e saj me kushtet në të cilat operon fabrika dhe në cilësinë e prodhimit. Mirënjohje ambasadës dhe shtetit te Izraelit për përkrahjen e sipërmarrësve të Kosovës”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditë më parë në hapje ishte edhe kryeministri, Albin Kurti.









