Ambasadorja Lama përplaset me ambasadorin serb në Universitetin “La Sapienza” (Foto)
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka pasur një përplasje me ambasadorin serb në Universitetin “La Sapienza” në Romë gjatë një ligjërate ku ishin të ftuar ambasadorija e Kosovës dhe ajo e Kroacisë, por jo edhe ai serb.
Deri të përplasja ka ardhur pasi ambasadori serb i paftuar mori fjalën duke hedhur kritika në adresë të institucioneve të Kosovës sa i përket monumenteve fetare, raporton Indeksonline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadores Lama duke thënë se ne ende kemi shumë çështje të hapura që kërkojnë zgjidhje me këtë shtet, edhe në lidhje me trashëgiminë kulture.
“Serbia ka marrë mbi 1200 artefakte arkeologjike dhe etnografike nga Muzetë e Kosovës gjatë luftës, dhe nuk pranon t’i kthejë ato. Mes tyre edhe statuja mbi katër mijë vjeçare”, ka thënë Lama./Indeksonline/