13:43 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasadorja Nazane Breca përfundon mandatin katërvjeçar, në Zvicër dhe Lihtenshtain

Ambasadorja Nazane Breca, në fund të ketij muaji po e përfundon mandatin katërvjeçar, si ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Lihtenshtain. Në kudër të shumë takimeve lamturmirëse, ajo takoi edhe përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Jashtme zvicerane EDA, ambasadorë të vendeve të ndryshme, politikanë dhe përfaqësues të mërgatës sonë.

Një pritje e vecantë lamtumirëse u organizua nga EDA (MPJ e Zvicrës), me pjesëmarrje të ambasadores Ifkovits Horner, Shefe e Departartamentit per Evrope, Azi, dhe Ballkanin Përëndimor në EDA, Andreas Gerrits, Zëvendësshef dhe Përgjegjës për Agjensionin për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Martin Saladin, Shef për Cështje Operacionale në Sekretariatin Shtetëror për Cështje Ekonomike dhe Shefja e Protokolit të Shtetit, Beatrice Schaer.