Ambasadorja Vakali për Ditën e Evropës: Ditë kur kujtojmë sa të rëndësishme janë paqja e bashkëpunimi

Për nder të Ditës së Evropës, në Panairin e Ekipit të Evropës, ambasadorja Heleni Vakali nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë tha se ka plot vizitorë në stendën greke, ku ofrohen ushqime dhe pije tradicionale, raporton Ekonomia Online.
Ajo theksoi rëndësinë e paqes, bashkëpunimit dhe origjinës greke të fjalës Evropë, duke e quajtur këtë ditë një festë të vërtetë evropiane.
“Kemi shumë vizitorë në shtëpinë tradicionale të kuzhinës greke, me shumë shije tradicionale greke dhe gjithashtu ëmbëlsira për fëmijët. Dhe do të ishim shumë të lumtur t’ju presim aty, që të shijoni verë greke, retinë, uzo dhe gjithashtu disa ushqime greke.
Kjo ditë është shumë e bukur, sepse ashtu si vitin e kaluar para së gjithash është me diell dhe Greqia, siç e dini, është një anëtare e vjetër e Bashkimit Evropian. E ndiejmë, kemi një ndjenjë të thellë për këtë ditë dhe gjithmonë e festojmë atë. Në mënyrën më të lumtur që mundemi. Është një ditë kur kujtojmë sa të rëndësishme janë paqja, bashkëpunimi dhe dialogu ndërmjet kombeve. Dhe nëse mund të shtoj do të doja t’ju kujtoja të gjithëve edhe origjinën greke të fjalës “Evropë” si dhe mitin grek për rrëmbimin e Evropës, asaj princeshe shumë të bukur nga mbreti i perëndive, Zeusi”, tha ajo.

