75 Mall Live Search
12:40 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / AR

Amber feston ditëlindjen, i bën vetes një urim të veçantë

Amber Candy u kthye në një nga banoret më të komentuara këtë “Big Brother VIP”, por pak javë më parë ajo vendosi të tërhiqej nga gara.

Vendimi i saj u shoqërua me shumë komente megjithatë Amber duket se nuk është penduar.

Madje ajo sot feston ditëlindjen dhe i uron vetes që mos të dorëzohet dhe ta realizojë ëndrrën e saj.

“Urimi im për ditëlindje është të qëndroj e vërtetë me veten dhe të mos dorëzohem kurrë nga ëndrra ime”, ka shkruar Amber.