16:41 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

Amber Heard merr ofertën tunduese, 9 milionë dollarë për një film “me pullë të kuqe”!

Gjyqi mes Johnny Depp  dhe Amber Heard  përfundoi gjatë verës, por emrat e tyre vazhdojnë të dominojnë titujt kryesorë të medieve. Depp paditi ish-bashkëshorten e tij për shpifje dhe pas vendimit të gjykatës, Heard u urdhërua t’i paguante aktorit 8.3 milionë dollarë.

Sipas informacioneve të Marca, agjencia Zen Models shpreson të përfitojë nga nevoja që ka gjetur Heard duke i ofruar asaj një rol në një film “me pullë të kuqe”.

Në emisionin australian “Pop Topic” u tha se aktores i ishte afruar për një marrëveshje me vlerë 9 milionë dollarë për të luajtur në një film të titulluar “High Voltage”.

“Ne jemi në kontakt me një grup kompanish të prodhimit të filmave për të rritur të interesuara për t’i ofruar zonjës Heard një kontratë për të luajtur në një prodhim argëtimi për të rritur,” tha Veronica Mandarian, presidentja e agjencisë. Heard nuk ka folur ende për këtë çështje, por burime pranë saj thonë se ajo nuk do ta pranojë propozimin. Po borxhi?