Amber Rose për Diddyn: Do të jem e sinqertë, isha në çdo festë të tij dhe …

Ish-e dashura e reperit Kanye West, Amber Rose, së fundmi zbuloi detaje rreth përvojave të saj me festat famëkeqe të Sean Diddy Combs, duke pretenduar se ajo ka marrë pjesë në çdo festë të tij që nga viti 2009.
Duke u shfaqur në podcastin e Club Shay Shay, Rose foli hapur për njohjen e saj me Diddy, i cili aktualisht është në pritje të gjyqit të planifikuar për në 5 maj, transmeton Indeksonline.
“Unë kam qenë në çdo festë. Unë kam qenë në çdo festë të White Party që nga viti 2009,” i tha Rose prezantueses Shannon Sharpe. Gjatë intervistës, ajo theksoi se do të ishte “shumë, shumë e sinqertë” dhe kur u pyet nëse ia doli të shmangte të ashtuquajturat “dhomat e gabuara”, Rose tha se nuk kishte parë kurrë prova të gjoja ndejash “të çmendur”.
“Nëse ato festa të çuditshme kanë ndodhur vërtet, atëherë ka qenë në një ditë tjetër”, pohon ajo. “Sa herë që isha atje, Puff-i ishte aty gjatë gjithë kohës”./indeksonline/
“I’ve been to every Puff party. I’ve been to every White Party since 2009. I’ve been to every party. … I’m going to be very, very transparent on this show.” – @DaRealAmberRose pic.twitter.com/5aGGQgPs2g
— Club Shay Shay (@ClubShayShay) March 6, 2025