75 Mall Live Search
13:08 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / V R

Ambient me plotë shije, brenda shtëpisë luksoze të Elitës dhe Gjikos

Shumë kush kanë nisur që tani zbukurimin e shtëpisë për Krishtlindje dhe Elita Rudi është një ndër to.

Moderatorja bukuroshe ka publikuar në Instagram disa pamje pasi përfundoi rregullimin e zbukurimin e shtëpisë dhe duhet thënë që na mrekulloi.


Tavolina e ngrënies, karriget, dekorimet e pemës, janë kombinuar me të njëjtën ngjyrë.


Ndërkohë ambienti i dhomës së ndjenjes është arreduar i gjithi i bardhë, me vetëm një divan ngjyrë tulle.


Kujtojmë që Elita është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë e një vajze.