Ambient si në përralla, kështu e festojë nëna e Rita Orës ditëlindjen
Nëna e këngëtares së njohur Rita Ora dje ka festuar ditëlindjen e më këtë rast nuk kanë munguar as urimet e shumta nga familjarët dhe miqtë e saj.
Ndërsa edhe festimet për këtë ditë të veçantë për familjen Ora nuk u lanë anash, shkruan Indeksonline.

Vera Ora së bashku me familjen kanë festuar në një ambient të mrekullueshëm në Londër.

Në disa imazhe të publikuara në ‘InstaStory’ ata kanë kaluar disa momentet të këndshme familjare së bashku./Indeksonline/
