14:29 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Ambientalistët përdorin ‘sfidën 10 vjeçare’ për ta vetëdijesuar shoqërinë

Nëpër rrjetet sociale u përhap ‘sfida 10 vjeçare’ për të bërë krahasimin se si një individ dukej para dhe pas 10 vitesh.

Kjo sfidë u bë e njohur nëpër shumë rrjete sociale siç janë Facebook, Instagram apo Twitter.

Disa e përdorën për qëllime krejt të zakonshme e disa të tjerë u munduan që nëpërmjet kësaj sfide virale, ta ngritin vetëdijen e shoqërisë.

Mënyrën më të spikatur e kanë gjetur aktivistët e ambientit, të cilët nëpërmjet fotografive kanë dëshmuar se serioze është çështja e ngrohjes globale.