AME-ja tregon rajonet më të prekura nga vërshimet
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë me dije se njësitet e saj janë angazhuar sot në të gjithë vendin, në përballjen me vërshime dhe përmbytje.
Nëpërmjet një postimi, AME-ja pohon se situata me vërshime paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna, transmeton IndeksOnline.
“Rajonet më të prekura:
▪️ Fushë-Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
▪️ Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.
▪️ Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Sipas informatave nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), dhe Drejtorive për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE) të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 , situata me vërshime paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.
Rajonet më të prekura:
▪️ Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
▪️ Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.
▪️ Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm.
Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit Emergjent.
Apel për qytetarët:
Mos kaloni në zona të vërshuara
Raportoni çdo rrezik në numrin unik emergjent 112
Ndiqni vetëm njoftimet zyrtare
Siguria e qytetarëve mbetet prioritet për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

