Amerika rigoroze ndaj Turqisë: Këtë krizë e keni derisa ta lironi pastorin
Këshilltari i Donald Trump për siguri kombëtare të SHBA-së, John Bolton, ka thënë se Turqia mund t’i japë fund krizës së lirës me Uashingtonin duke liruar pastorin amerikan.
Tutje ai ka thënë se ‘infuzioni’ me para që i ka dhënë Katari nuk do të ndihmoj ekonominë e Ankarasë.
Monedha turke ka qenë dhe është ende në rënie të lirë pas Uashingtoni është hakmarrë me vendosjen e tarifave, që prej arrestimit të pastorit Andrew Brunson.
Gjykata e Turqisë kundërshton apelin e lirimit të pastorit amerikan Andrew Brunson
Brunson, i cili ka jetuar në Turqi për dy dekada, e që është arrestuar për 21 muaj – i akuzuar për terrorizëm nga qeveria turke. Tani ai është nën arrest shtëpiak.
“Shikoni, qeveria turke bëri një gabim të madh në moslirimin e pastorit Brunson,” tha këshilltari John Bolton për agjencinë e lajmeve Reuters, në një intervistë gjatë një vizite në Izrael.
“Çdo ditë që vazhdojnë vetëm janë duke gabuar, kjo krizë mund të jetë e çastit nëse ata bëjnë gjënë e duhur si një aleat i NATO-s, duke liruar pastorin Brunson pa kushte”. /IndeksOnline/