16:16 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

Amerika e madhe do ta “kall lojen” në basketboll, bëhen bashkë “Dream Team” për Lojërat Olimpike

Me përfundimin e Kupës së Botës dhe vendin e katërt të SHBA-ve në këtë garë, LeBron James e ka nisur një misionin për ripushtimin e basketbollit botëror.

Ylli i Lakers ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e ekipit amerikan që do të shkojë në Lojërat e Parisit verën e ardhshme .

Ngjarja olimpike është tërheqëse për lojtarët e NBA-së, më shumë se Kupa e Botës. Dhe jo vetëm kaq, ai tashmë do të përpiqej të bindë yje të tjerë të mëdhenj të Ligës profesionale si Jayson Tatum, Kevin Durant, shokun e tij të skuadrës Anthony Davis dhe Stephen Curry , i cili nuk ka marrë pjesë kurrë në Lojërat Olimpike.

Damian Lillard, Devin Booker, De’Aaron Fox dhe Kyrie Irving pritet të jenë emrat e tjerë të SHBA-ve në këtë ngjarje të madhe.

Sa herë që Amerika ka dërguar “Dream Team” në Lojërat Olimpike, gjithmonë ka fituar medaljen, përjashtuar vetëm “Athinën 2004”.

James vitin e ardhshëm do të jetë 39 vjeç, por e ka në plan që të pensionohet nga fanela e SHBA-ve me medaljen e Artë./Indeksonline/