“Amerika e mbajti fjalën”

Nga: ALUSH GASHI
Me 29 gusht 1990, Senator Robert Dole vizitoj Kosovën. Ishte kohe e dhunës serbe ndaj shqiptareve në Kosovë dhe shkatërrimit të institucioneve vetëqeverisës të asaj kohe. Ishte kohë e mobilizimit të jashtëzakonshëm të shqiptareve në Kosovë dhe jashtë, për të kundërshtuar masat e dhunshme. Ishte kohe e përcaktimit dhe entuziazmit për liri, barazi dhe demokraci, kohe kur Kosova fali gjaqet dhe shpalli deklaratën Kushtetuese. Organizimi i brendshëm dhe i jashtëm, rezistenca paqësore aktive, gradualisht fitoi admirim dhe mbështetje.
Fal angazhimit të shqiptaro amerikanëve dhe protestave masive paqësore në Kosovë erdh Senator Robert Dole, një nga figurat më të respektuara të Amerikës, heroi i Luftës se Dytë Botërore, i plagosur në Itali në luftë kundër fashisteve, lider i Republikanëve në Kongresin Amerikan. Së bashku më Senator Dole ishin senatorët më të fuqishëm të kohës. Ishte vizita më e rëndësishme që kishte ndodhur ndonjëherë në Kosovë, ishte mbështetje e Amerikës për të drejta të njeriut dhe politikë paqësore.
Në hotelin Grand, Senatorët kishin dëshmitar përfaqësues të partive politike, veprimtar, gazetar etj. Ishin pra aty, Ibrahim Rugova, Adem Demaci, Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Bujar Bukoshi, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu etj. Në cilësinë e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë (i larguar dhunshëm) ofrova dëshmi lidhur më gjendjen në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, veçanërisht për helmime dhe largimin më dhunë nga puna të profesionistëve shëndetësor.
Pas dëgjimit të dëshmisë në Hotelin Grand, Senator Dole ne Prishtine deklaroi: “…As kush nuk guxon te ndëshkoje protestuesit paqësor… nëse Serbia përdore forcë, me forcë do ndiqet nga Kosova…”. Qe nga ajo ditë pa reshtur për tri dekada na ka këshillua dhe mbështetur. Atë ditë të bukur gushti na premtoj së nëse vazhdojmë angazhimin paqësor për liri, Amerika do të mbështes Kosovën.
Nëse Serbia përdor dhunë, më dhunë do të dëbohet. Bota është dëshmitar së si u zhvilluan ngjarjet gjatë këtyre tri dekadave: Amerika mbajti fjalën. Senator Dole është një nga figurat më të rëndësishme dhe më të dashura atë luftës dhe paqes së Kosovës. Në shenjë mirënjohje dhe dashurie shumë rrugë dhe bulevarde të Kosovës mbajnë emrin e Senator Dole. Në këtë përvjetor zbulohet shtatorja e Senatorit Dole, jo larg nga shtatorja e Presidentit Clinton.

