Amerika i kërkon Izraelit të shmangë zhvendosjen e mëtejshme të palestinezëve
Zyrtarët e lartë amerikanë thanë se administrata e presidentit Joe Biden i ka thënë Izraelit se duhet të punojë për të shmangur “zhvendosjen e mëtejshme të rëndësishme” të palestinezëve në Gazën jugore, nëse rinovon fushatën e tij ushtarake pas armëpushimit.
Në kushte anonimiteti zyrtarët thanë se qeveria amerikane u përpoq të shmangte më shumë viktima civile ose zhvendosje masive që u pa para fillimit të armëpushimit, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Shtëpia e Bardhë ka filluar të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për të siguruar që ofensiva e tyre e ardhshme duhet të “mendohet me kujdes”.