75 Mall Live Search
07:55 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Amerika mbështet dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u japin leje aleatëve perëndimorë për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë të avancuar.

Kjo përfshinë dërgimin e avionëve F-16, që është një prej furnizimeve më të mëdha për Kievin, raporton BBC.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, “kanë informuar palët në G7” për vendimin e marrë nga blloku gjatë takimit në Japoni.

Trupat amerikane gjithashtu do t’i trajnojnë pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve.

Ky vendim është quajtur historik nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.