75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Amerika me AMBASADË GJIGANTE në Prishtinë, prehet shiriti në Ditën e Pavarësisë

Sot është bërë  përurimi i objektit të ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Me rastin e hapjes së saj është organizuar një pritje nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, ku Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett.

Në hapje kanë marrë pjesë Presidenti i vendit, Hashim Thaci, Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ambasadori i ShBA-ve, Philip Kosnett.

Ambasada e re e Amerikës në Kosovë ishte ndërtuar nga “Birmingham-based BL Harbert International”. Objekti ka një pamje fantastike dhe kap vlerën e 158 milionë dollarëve./Indeksonline/