14:07 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Amerika ndihmon përsëri Kosovën, Zemaj mirënjohës e falënderues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sapo ka njoftuar se Kosova ka përfituar edhe një donacion të radhës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë këta 50 ventilatorët/respiratorët që i ka ofruar Ambasada e ShBA-ve dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), shkruan IndeksOnline.

Zemaj ka thënë se kjo është një mbështetje shumë e çmueshme në luftën kundër Covid-19.

Në prani të ambasadorit të SHBA-së Philip Kosnett dhe znj. Lisa Mango drejtuese e USAID, Kosovës iu dhurua donacioni prej 50 ventilatorësh/respiratorësh, ndihmë kjo nga Ambasada e SHBA-ve dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Kjo është një mbështetje shumë e çmueshme në luftën kundër COVID-19. Në prani të ambasadorit të SHBA-së Philip Kosnett dhe znj. Lisa Mango drejtuese e USAID, Kosovës iu dhurua donacioni prej 50 ventilatorësh/respiratorësh, ndihmë kjo nga Ambasada e SHBA-ve dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Kjo është një mbështetje shumë e çmueshme në luftën kundër COVID-19 për çka jemi shumë mirënjohës. Javë më parë kemi nënshkruar Marrëveshjen me USAID-in për këtë donacion.

Po ashtu para pak ditësh Ambasada Amerikane dhuroi donacionin me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA. Këto janë kontribute të përkujdesit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake i kanë ofruar në vazhdimësi sistemit tonë shëndetësor. Në këtë kohë kur të gjithë popujt e botës po ballafaqohen me sfidën e pandemisë, solidariteti mes popujve dhe asistenca ndaj njëri tjetrit ka rëndësi të madhe, në veçanti kur popujt dhe shtetet e mëdha u zgjasin dorën e mbështetjeve shteteve më të vogla dhe me kapacitetet më të kufizuara. Faleminderit Ambasadës së SHBA-ve! Faleminderit USAID! Faleminderit taksapaguesve amerikanë! Mbani maska! Lani duart! Ruani distancën sociale” shkruan Zemaj.