75 Mall Live Search
23:18 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Amerika reagon për anulimin e ftesës nga Serbia për deputetët kosovarë

Anulimi i ftesave për deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, për pjesëmarrje në një konferencë të organizuar në Serbi nga Kuvendi i atjeshëm, dhe ndalimit i hyrjes së karateistëve kosovarë në Serbi, ku ata do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, ka nxitur reagime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Demokratët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë veprim të Serbisë, që besohet të jetë bërë nga trysnia e ushtruar nga ultra-nacionalisti, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte.

Nëpërmjet dy “cicërimave” në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social, Twitter, në internet, demokratët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, që udhëhiqen Eliot Engel, i kanë cilësuar si shembuj të mendjengushtësisë veprimet e sotme të Serbisë.

“Nëse Serbia dëshiron të arrijë integrimin evropian, duhet të ndalojë këto taktika fëmijërore dhe të pranojë pavarësinë dhe sovranitetin e fqinjes së saj, Kosovës”, thuhet në reagimin e demokratëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Temat: