75 Mall Live Search
14:37 / E Martë, 22 Prill 2025 / L K

Amerika vendos tarifa deri në 3521% për panelet diellore nga katër shtete

Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi vendosjen e tarifave deri në 3521% për importin e paneleve diellore nga katër vende të Azisë Juglindore – Kamboxhia, Tajlanda, Malajzia dhe Vietnami.

Vendimi vjen pas një hetimi të nisur vitin e kaluar, kur disa nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve diellore i kërkuan administratës së presidentit të atëhershëm Joe Biden të mbronte operacionet e tyre në SHBA.

Tarifat e propozuara u vendosën në përgjigje të akuzave se Kina po subvencionon prodhuesit dhe gjoja po hedh produkte të padrejta të lira në tregun amerikan.

Vendimi për tarifat përfundimtare do të merret nga Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë Amerikane në qershor./Indeksonline/