10:17 / E Diele, 20 Shtator 2020

Amerikanët ankohen për mbajtjen e dasmave, thonë se po e shpërndajnë virusin me të madhe

Përderisa në Kosovë u kërkua mbajtja e tyre, në ShBA po ankohen për lejimin e mbajtjes së dasmave.

Mediumi i madh amerikan, “New York Times”, i ka kushtuar një lajm mbajtjes së dasmave në ShBA, transmeton Indeksonline.

Jo Ellen Chism nga Houstoni është shprehur me mbajtjen e dasmave, pasi që djali i saj(nga ana e bashkëshortit), u infektua në qershor në një dasmë, transmeton Indeksonline.

“Ata po mendonin t’i anulonin, por pastaj Kisha Katolike vendosi që do t’i hapnin kishat deri në 75 vetë. Duke e parë gjendjen aktuale, 75 persona më duken shumë”, u shprehë ajo.

Kur vije puna tek dasmat në ShBA, shtetet kanë ligje të ndryshme.  Për shembull në Arkansas, lejohet që restoranti të mbushet 66%, që do të thotë në një hapësirë ku zë 1000 persona, lejohen vetëm 666 persona.

Kurse, në disa pjesë të New York, numri  është limituar vetëm deri në 75 persona.

Por, as numri i limituar i mysafirëve nuk të bënë imun. Një veterinare në Houston, Sunshine Borrer mori pjesë në një dasmë në Texas, ku të ftuar ishin 30 persona në ambient të hapur.

Një javë pasi mori pjesë, ajo filloj të kishte simptoma të koronavirusit dhe kur e bëri testin doli pozitiv. Po ashtu edhe nusja, dhëndëri dhe një çift tjetër dolën pozitiv me koronavirus.

Ngjarjet para dasmës janë gjithashtu të rrezikshme. Në korrik, Kathleen Oglesby, 66, organizoi një festë para martesës në shtëpinë e saj në Aubrey, Texas, për nusen e saj. Të 10 të ftuarit kishin veshur kapele të mëdha, të stilit “Kentucky Derby” dhe hëngrën ëmbëlsira “mini Bundt”. Ditë pas ngjarjes, e gjithë lista e të ftuarve hyri në një karantinë dy-javore pasi një mysafir doli pozitiv për virusin.

Në artikullin e “NY Times”, ceken shumë raste të ndryshme, ku nga dasma është shpërndarë virusi./Indeksonline/