75 Mall Live Search
17:51 / E Hënë, 25 Janar 2021 / Blerim

Amerikanët i dhurojnë pajisje mbrojtëse Policisë së Kosovës për luftimin e krimit në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur në takim me drejtorin e INL-së, Shaën Ëaddoups dhe atasheun e DOJ-ICITAP znj. Kimberly Riffe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi i takimit ishte dhurimi i pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) për të ndihmuar në mbrojtjen e zyrtarëve të policisë gjatë pandemisë dhe pajisjeve të teknologjisë së avancuar për luftimin e krimit në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Mehmeti falënderoi Ëaddoups dhe Riffe dhe përmes tyre, qytetarët e SH.B.A.-së dhe taksapaguesit për këtë donacion, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Policia e Kosovës merr nga Qeveria e SH.B.A.-së.

Gjithashtu, Mehmeti theksoi se pajisjet e dhuruara do ta lehtësojnë punën e zyrtarëve të policisë në luftimin e krimit.

Drejtori i INL-së, Ëaddoups vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm që ata kanë me PK-në, ndërsa siguroi që mbështetja e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se nevojat e tjera për asistimin për Policinë e Kosovës do të identifikohen në të ardhmen, dhe në këtë mënyrë, ne do të ruajmë partneritetin në mes të dy palëve.