75 Mall Live Search
12:34 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Amerikanët i shkojnë në ‘shtëpi’ Haradinajt, ky thotë se do ta kalojmë provimin si popull!

Kuvendi i Komunës së Deçanit ka shpallur “Qytetar Nderi” gjeneral brigade të Ushtrisë së SHBA-së, John C. Boyd.  Në ceremoninë solemne e ndarjes së titullit  “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit i pranishëm ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit foli disa fjalë rreth traditave të rajonit të Dukagjinit.  “Kjo ditë festive dhe e ndershme. Te shqiptari i kësaj treve, Dukagjinit, miku është shumë i çmuar dhe është ndër kodet që asnjëherë s’ka ndodhë që me u lëndu. Kodi i nderit dhe i respektit që i bëhet mikut”, është shprehur ai.

Sipas Haradinajt, Kosova duhet ta tregojë vetën në shumë  sfera, për t’ia kthyer të mirën Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai përmendi punësimet, ndaljen e ikjeve nga trojet tona dhe disa çështje të tjera, shkruan Indeksonline

“Është mirë që i ruajmë por është mirë të mendojmë se si t’i ruajmë në kohërat e reja. Ne sot i kemi dhënë një nder një ushtari dhe e kemi bërë bashkëqytetar.  Jam thellë i bindur se do ta japim provimin si popull duke punuar për një miqësi të përjetshme Kosovë-Amerikë.  Me Qeveri mirë Kosovën, me kriju vende të punës dhe me mbajt rininë. Jam i bindur që nuk do t’i zhgënjejm miqt tanë duke respektuar veten. Por ka një gjë që nuk e fshehim”, është shprehur ai. /Indeksonline/


John C. Boyd