08:14 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Amerikanët që na çliruan, çdo cep i Prishtinës me policë!

Numër i madh i policëve janë angazhuar sot në Prishtinë me rastin e shënimit të 20 vjetori të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të vendit.

Për shënimin e kësaj ditë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeleine Albright, Wesley Clark si dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. 

Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright. 

Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

Në shënimin e këtij përvjetori do të marrin pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e të tjerë liderë shtetëror./Indeksonline/