75 Mall Live Search
20:39 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Amerikanët të shqetësuar për efektivitetin e vaksinave antiCovid, provat kanë treguar efekt anësor të quajtur paraliza Bell

-Amerikanët janë të shqetësuar mbi sigurinë e vaksinave antiCovdi, pasi katër persona në provat që kanë bërë për vaksinën Pfizer-BioNTech dhe tre persona në provën e Modernës, kanë shfaqur një sëmundje të quajtur paralizë “Bell”, një gjendje që shkakton lodhje të përkohshme ose paralizë të muskujve të fytyrës.

Sipas mediave të huaja, ekspertët kanë thënë se kjo lloj sëmundje është më e zakonshëm dhe më pak e rëndë nga sa mendojnë njerëzit. Sakaq, sipas një raporti të klinikës Mayo, paraliza Bell është e njohur si paralizë nervore e fytyrës, e cila mund të ndodhë në çdo moshë. Shkaqet e sakta janë të panjohura, por besohet të jenë rezultat i ënjtjes dhe inflamacionit të nervit që kontrollon muskujt në njërën anë të fytyrës, ose një reagimi pas një infeksioni viral.

Dr. Anthony Geraci, Drejtori i Northwell Health i Mjekësisë neuromuskulare në Great Neck, New York, ka thënë  se të paktën dy pacientë brenda një muaji, vizitojnë zyrën e tij me paralizën Bell, por ata shërohen shumë shpejt.

“Nëntëdhjetë për qind,  e pacientëve që kanë paralizë Bell përjetojnë një dobësi të lehtë, kalimtare të anës së fytyrës e cila zgjidhet plotësisht brenda tre muajsh ose brenda një muaji e gjysmë,“-ka thënë ai.

Ndërkohë, sipas Klinikës Mayo, simptomat e paralizës Bell mund të përfshijnë dobësim të fytyrës, deri në paralizë totale në njërën anë të fytyrës, rënie të fytyrës, dhimbje rreth nofullës ose prapa veshit, ndjeshmëri në rritje ndaj tingullit, dhimbje koke, humbje e shijes dhe ndryshimet në sasinë e lotëve dhe pështymës. Por Geraci thotë se shumica e pacientëve të tij përjetojnë simptoma të lehta.