75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 04 Mars 2022 / B O

Amerikani e zvicërani bëhen bashkë, për të blerë Chelsean e rusit Abramovich

Roman Abramovich ka njoftuar zyrtarisht se dëshiron të shesë Chelsean. Miliarderi zviceran Hansjorg Wyss dhe ai amerikan, Todd Boehly po përgatiten të paraqesin një ofertë pas formimit të një konsorciumi që synon të blejë klubin.

Problemi i vetëm është çmimi i lartë që Abramovich po e kërkon për shitjen e skuadrës angleze, e që është plot 3 miliardë funta, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Abramovich mund të pranojë çmim më të ulët pasi që shitja e Chelseat do të jetë urgjente për të nga frika se Britania mund të sanksinojë apo të ngrijë pasuritë e tij në këtë shtet.

Të enjten mbrëma, qeveria njoftoi se kishte ngrirë pasuritë e Alisher Usmanov, oligarkut uzbek i cili ishte investitor në Everton derisa klubi ndërpreu marrëdhëniet me të të mërkurën.

Wyss dhe Boehly janë të vetmit ofertues të njohur publikisht në këtë fazë. Pasuria e miliarderit amerikan është 5 miliardë dollarë, ndërsa e atij zvicëran, 3.8 miliardë.

Shitja e Chelseat sipas analistëve pritet të çojë në një rënie të shpenzimeve për transferime te Chelsea, e cila arriti në 2.1 miliardë £ në 19 vitet e mbretërimit të Abramovich.

Në njoftimet e tyre më të fundit, Chelsea postoi një humbje ekonomike prej 207 milionë funtesh – më e madhja që kemi parë ndonjëherë në një klub anglez./Indeksonline/