10:22 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Amerikani iu bashkohet shqiptarëve në New York dhe këndon bashkë me ta “Xhamadani Vija-Vija”

Të shtunën në Manhattan u mbajt Parada Shqiptare për Çamërinë, ngjarje kjo që ka për qëllim forcimin e lidhjeve mos shqiptarëve në Diasporë.

Në këtë organizim të përvitshëm morën pjesë një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në SHBA, të cilët ecnin rrugëve me veshje kombëtare, përcjellë Indeksonline.

Por, ai që ran ë sy ishte një i ri me ngjyrë, që komuniteti jonë e thërret “zezaku shqiptar”.

Ai gjatë kësaj parade shihet teksa këndon këngën “Xhamadani Vija-Vija”, duke e ditur tekstin dhe duke e përjetuar sikur të kuptonte vargjet.

Këtë video i shpërndarë edhe vet ai në llogarinë Instagram.

Madje ai ka veshur një bluzë të zezë ku shihet edhe shqiponja dykrenare, ndërsa është fotografuar edhe me të rinj shqiptar. /Indeksonline/