Amerikë, rritet numri i të prekurve nga paraliza
Një mëngjes në vjeshtën e vitit të kaluar, 4 vjeçari, Joey Wilcox, është zgjuar me anën e tij të fytyrës jashtë funksionit transmeton Indeksonline.
Tri ditë më vonë, Joey ishte në spital nën kujdes intensiv, dhe e kishte të pamundur që të lëvizë duart dhe këmbët e tij ose të ulet. Testet e bëra dështuan të gjejnë shkakun. Doktorët ishin të brengosur se ai mund të humbasë aftësinë për të marrë frymë.
“Ishte shkatërruese”, tha babai i tij, Jeremy Wilcox. “Fëmija juaj sëmuret nga të ftohtit dhe pastaj paralizohet papritur”.
Joey, i cili ka shpëtuar, mirëpo ende vuan pasojat, është një nga 228 viktimat në Amerikë vitin e fundit, nga sëmundje vdekjeprurëse dhe misterioze, e cila siç shihet është duke u rritur çdo ditë e më shumë dhe është bërë alarm për zyrtarët e shëndetit publik.
Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se mund të ketë ngjashmëri me poliomielitin, i cili është i njohur mes njerëzve për shekuj para se të shpërthejë në epidemitë e frikshme në shekujt 19 dhe 20.
Vende të tjera kanë raportuar raste, duke përfshirë Kanadanë, Francën, Britaninë dhe Norvegjinë.
Më shumë se 550 amerikanë janë goditur nga kjo sëmundje paralizuese këtë dekadë. Më i vjetër ishte 32 vjeç. Më shumë se 90 për qind ishin fëmijë, shumica rreth 4, 5 ose 6 vjeç.
Shumica kishin një sëmundje të ngjashme me të ftohtë dhe ethe pastaj iu kaloi në paralizë.
Shkencëtarët dyshojnë se sëmundja po shkaktohet kryesisht nga një virus i caktuar që u identifikua më shumë se 55 vjet më parë dhe mund të ketë ndryshuar për t’u bërë më i rrezikshëm. Por ata ende nuk e kanë provuar këtë. /Indeksonline/