Amir Rrahmani bën hapin më të madh në karrierë, po i kryen testet te skuadra e Series A
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë hapin më të madh në karrierë.
Mbrojtësi që deri sot kishte kontratë me Dinamo Zagreb është duke kaluar testet mjekësore te skuadra e Series A, Verona.
Gjatë ditës pritet të ndodhë edhe zyrtarizimi e prezantimi i kosovarit te skuadra që sivjet është rikthyer në Serie A.
Afër 3 milionë euro pritet të jetë vlera e kartonit të Rrahmanit.
Nga Drenica, te Partiani i Shqipërisë, më pas te Split e Dinamo Zagreb, para se të kalojë te Verona, është rrugëtimi i 25 vjeçarit kosovar./Indeksonline/