75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / G T

Amir Rrahmani e kapi për fyti, ky është reagimi i parë i Alibec-it: U munduan të fitoni dhe e kthyen në racizëm!

Futbollisti i Kombëtares së Rumanisë, Denis Alibec ka folur për herë të parë për incidentin mes tij dhe Amir Rrahmanit në ndeshjen e UEFA Nations League.

Shtëpia e futbollit në Europë, UEFA gjatë ditës së djeshme ia dha tri pikë në tavolinë Rumanisë, pasi Kosova e kishte lëshuar ndeshjen para kohe, shkruan Indeksonline

Denis Alibec ka folur për herë të parë, pasi kapiteni Amir Rrahmani e kapi për fyti.

FUTBOLL: RUMANI-KOSOVË, LIGA E KOMBEVE (15.11.2024)

“Isha pak i zhgënjyer me disa gjëra, por tani jam mirë dhe po mendoj vetëm për ndeshjen me ekipin.

“Ata erdhën për të fituar, dhe kur e panë që s’po ia dalin, filluan me racizëm.

“Ai nuk më tha asgjë, vetëm u kapëm”

“Vendimi për 3:0 është i saktë, e kam ditur menjëherë pas ndeshjes”, u shpreh Alibec

Kujtojmë që Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar nga UEFA për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët e saj, një shifër rreth 140 mijë eurove./Indeksonline/