15:33 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / A. A

Amir Rrahmani i karantinuar në një shtëpi luksoze në Napoli

Amir Rrahmani që një javë është i izoluar në shtëpinë e tij në Napoli.

Mbrojtësi kosovar rezultoi pozitiv me koronavirus të premten e kaluar. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mirë por nuk është shëruar, shkruan Indeksonline.

Në profilin e tij në Instagram, Rrahmani ka postuar një video ku shihet ambienti ku është karantinuar.

Ndryshe, përpos virusit Rrahmani është duke u rikuperuar edhe nga lëndimi në krahërorin e djathtë.

Kapiteni i ‘Dardanëve’ u lëndua në ndeshjen kundër Moldavisë, ku Kosova fitoi 1-0.

/IndeksOnline/