75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / G T

Amir Rrahmani ia dedikoi golin një pjesëtari të stafit te Napoli, kishte një mesazh për të

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani mbrëmë shënoi një gol për Napolin në fitoren e thellë 6:1 ndaj Sassuolos në javën e 26-të në Serie A.

Pas ndeshjes, Rrahmani zbuloi se kujt ia dedikoi këtë gol, shkruan Indeksonline

Ai kishte të shkruar në maicen e tij një mesazh për Tommy Starace, njeriu që i pastron fanellat e klubit.

“Urime ditëlindjen Tommy”, shkruhet në maicen e tij

Amir Rrahmani gjatë këtij sezoni në Serie A zhvilloi 21 ndeshje dhe shënoi dy gola./Indeksonline/