75 Mall Live Search
21:53 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Amir Rrahmani: Kosovë qëndroni në shtëpi, së bashku e kalojmë edhe këtë sfidë

Në Kosovë, tashmë gjendja duket jo e mirë, pas  15 rasteve të infektuar me Koronavirus.

Për këtë situatë ka reaguar edhe kapiteni i kombëtarës së Kosovës Amir Rrahmani, shkruan IndeksOnline.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka udhëzuar që të qëndroni në shtëpi dhe sipas tij së bashku mund ta kalojmë edhe këtë sfidë.

Ja postimi i tij:

Kujtojmë që edhe vet Amir Rrahmani është duke qëndruar në karantinë, sepse Italia është vendi më i goditur në Evropë nga ky virus./IndeksOnline/