75 Mall Live Search
15:23 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / C E

Amir Rrahmani mposht koronavirusin, gati për ndeshjen e Europa League

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e ka mposhtur koronavirusin.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili u infektua gjatë grumbullimit me Kosovën dhe pas 2 javësh në karantinë do të jetë i gatshëm për skuadrën e kaltër dhe trajnerin Gattuso duke filluar nga ndeshja e kësaj të enjteje në Europa League ndaj AZ Alkmaar, pasi në tamponin e fundit ka rezultuar negativ.

Mbetet për t’u parë nëse Gattuso do t’i japë minuta Rrahmanit në ndeshjen e radhës në Europa League, edhe pse kjo duket e vështirë duke patur parasysh që mbrojtësi kosovar ende nuk ka debutuar me skuadrën jugore në këtë sezon as në Serie A e as në Evropë. /IndeksOnline/