75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / L A

Amir Rrahmani në formacionin e vitit në Itali shfaqet përkrah partneres Drita Stublla

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte i pranishëm mbrëmë në Gala-n e futbollit italian, pasi u përfshi në formacionin e vitit, një vlerësim që vjen si rrjedhojë e paraqitjeve të tij fantastike sezonin e kaluar, ku u shpall kampion i Italisë si një nga protagonistët kryesorë të Napolit.

Rrahmani ka vazhduar formën e mirë edhe këtë sezon: në tetë ndeshjet ku është aktivizuar si titullar nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, Napoli ka pësuar vetëm tre gola me të në fushë.

Formacioni i Vitit përfshiu disa prej emrave më të rëndësishëm të Serie A, ndër ta Scott McTominay, Lautaro Martinez dhe Tijjani Reijnders.

Nga skuadrat e Interit dhe Napolit u zgjodhën: Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Scott McTominay, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez.

Rrahmani mori pjesë në këtë mbrëmje speciale i shoqëruar nga partnerja e tij, Drita Stublla.

Çifti u shfaq elegant, duke zgjedhur veshje në ngjyrë të zezë, duke tërhequr vëmendjen e mediave të pranishme.

Ky vlerësim shënon edhe një tjetër moment krenarie për futbollistin kosovar, i cili vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin italian.