75 Mall Live Search
12:40 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / Gj Sh

Amir Rrahmani pritet të shpërblehet nga Napoli pasi refuzoi ofertat nga Premierliga, Serie A dhe Bundesliga

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe Kosovës, Amir Rrahmani pritet që të vazhdojë kontratën me klubin italian. 

Sipas raportimit nga “CalcioNapoli24”, detajet e fundit ekonomike të kontratës janë duke u analizuar. 

Në këtë raportim thuhet tutje se kontrata e Rrahmanit do të zgjatet deri më qershor të vitit 2029. 

“Një kontratë afatgjate për mbrojtësin, që e konsideron Napolin si shtëpinë e tij”, shkruan mediumi në fjalë. 

Ky vazhdim kontrate do të ishte edhe si shpërblim për besnikërinë e treguar nga Amir Rrahmani, pasi kapiteni i Kosovës refuzoi oferta nga klube si Tottenhami, klubet e Arabisë Saudite, klube gjermane dhe nga një klub i Italisë. 

Amir Rrahmani është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ku kaloi nga Verona për 14 milionë euro. 

Me Napolin, kapiteni dardan fitoi dy herë Serie A-në.