75 Mall Live Search
22:38 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / G T

Amir Rrahmani rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë dhe Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të rikthehet në Napoli për shkak të lëndimit.

Siç raportojnë mediat në Itali, stafi mjekësor i Kosovës ka zbuluar se mbrojtësi do të mungojë rreth 2 javë shkaku i lëndimit muskolar, shkruan Indeksonline

Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Zvicrës, duke vrapuar drejt Embolos – që e “shkatërroi” mbrojtjen “dardane”.

Përveç ndeshjes me Kosovën, Rrahmani humb edhe takimin në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt./Indeksonline/