75 Mall Live Search
20:01 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / G T

Amir Rrahmani rikthehet startues, Napoli barazon ndaj Como-s

Skuadra e Napolit ka barazuar 0:0 ndaj Comos në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Skuadra e Cesc Fabregasit pati një mundësi të artë në pjesën e parë, por Alvaro Morata gaboi të shënonte nga penalltia, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Napoli ishte më e mirë në fushë, por nuk arritën të shënonin asnjë gol.

Amir Rrahmani luajti gjithë ndeshjen për herë të parë qysh prej lëndimit që e kishte pësuar ndaj Zvicrës me Kombëtaren e Kosovës.

Napoli mbetet lider me 22 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Roma./Indeksonline/