75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / G T

Amir Saipi: Nëse luajmë si ndaj Sllovenisë, me shpirt – do marrim rezultat pozitiv ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, që do ta zhvillojë të hënën kundër Suedisë në Gotenborg.

Portieri Amir Saipi, u shpreh optimist për përballjen e radhës. Ai theksoi rëndësinë e qetësisë dhe përkushtimit të skuadrës, duke besuar se Kosova mund të marrë rezultat pozitiv edhe në transfertë, shkruan Indeksonline

“Sigurisht që në ndeshjen kundër Sllovenisë na mungoi diçka, sidomos goli, por jam optimist që ndaj Suedisë do të shkojë më mirë. Ata janë një ekip shumë i fortë, por ne kemi treguar edhe më herët se mund të fitojmë ndaj kundërshtarëve të mëdhenj.

“Duhet që secili prej nesh të japë 100% dhe të stërvitet mirë. Nëse luajmë me të njëjtin shpirt si ndaj Sllovenisë, besoj se do ta marrim rezultatin pozitiv që e kërkojmë. Suedia ka presion më të madh se ne, ndërsa ne shkojmë në këtë ndeshje me më shumë qetësi dhe besim në vete”, u shpreh Saipi.

Kujtojmë që mbrëmë Kosova barazoi pa gola 0:0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/