Amiri jonë e mbajti në xhep Ibrën, futet në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani ishte lojtari më i mirë në ndeshjen derbi të Serias A që u zhvillua mbrëmë mes Milanit e Napolit.
Mbrojtësi i Kosovës e mbajti në xhep për 90 minuta Ibrahimovicin duke mos e lëshuar në asnjë moment.

Spalleti pati vlerësim maksimal për kosovarin pas paraqitjet tejet të mirë që pati mbrëmë.
Paraqitja e tij u vlerësuar aq lart sa që Rrahmani zë vend në formacionin e javës në Serie A me notën 7.7./Indeksonline/
