22:34 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / MSH

Amnesty International: Palestinezët në Gaza janë në rrezik të madh nga gjenocidi

Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, ka thënë se palestinezët në Gaza duhet të mbrohen nga aktet e mundshme të gjenocidit ndërsa Izraeli përgatitet për një sulm në Rafah, i cili është i mbushur plot me më shumë se një milion njerëz të zhvendosur.

“Evakuim?? Por ku? Nuk ka ku të shkosh, “tha Callamard në një postim në rrjetet sociale.

“Amnesty po ripërsërit se palestinezët në Gaza janë në rrezik të madh të gjenocidit. Komuniteti ndërkombëtar ka detyrimin të veprojë për të parandaluar gjenocidin.”, shtoi ajo.