75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / L A

Amorim dëshiron ta mbajë Antonyn në skuadër

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur në konferencën e tij të fundit për shtyp ndërsa skuadra përgatitet të përballet me Brightonit në Old Trafford.

Fillimisht, Amorim u pyet nëse është i shqetësuar që Manuel Ugarte po has vështirësi për të luajtur ndeshje radhazi me ekipin.

“Lojtarët do të mësohen me këtë. Po përpiqem të jem i sinqertë me ju. Flas hapur për lojën. Ju jeni të përqendruar te ajo që thashë për Ugarten. Ugarte ishte i lodhur sepse bëri një punë të shkëlqyer kundër Liverpool-it.

“Nëse shikoni ndeshjen kundër Arsenal-it, ndoshta Ugarte dhe Bruno (Fernandes) ishin lojtarët më të mirë kundër Liverpool-it. Ata nuk luajtën kundër Newcastle-it. Mendoj se kjo ndodh me të gjithë lojtarët në Premier League. Ata mund të luajnë, por nuk luajnë gjithmonë në të njëjtin nivel.”

Amorim gjithashtu foli për anësorin e United, Antony, i cili kohët e fundit ka mbetur jashtë skuadrës, duke theksuar se nuk dëshiron të humbasë asnjë nga lojtarët e tij.

“Siç thashë, dua t’i mbaj lojtarët e mi, jam i përqendruar te këta lojtarë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në këtë merkato, do të shohim. Por ai bëri një punë të mirë kundër Southampton-it”, u shpreh Amorim.

“Djajtë e Kuq”, do të pres Brightonin në “Old Trafford”, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 15:00.