Amorim: Duhet t’i kishim marrë të tre pikët, por ka shumë aspekte pozitive
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, doli në një deklaratë për shtyp pas barazimit 4-4 kundër Bournemouth.
Ndeshja u zhvilluar në kuadër të rundit të gjashtëmbëdhjetë të Ligës Angleze.
“Ishte një ndeshje e këndshme për të gjithë ata që e ndoqën nga shtëpia. Besoj se e nisëm ndeshjen shumë mirë dhe zhvilluam një pjesë të parë të shkëlqyer.Rezultati duhet të kishte qenë krejtësisht ndryshe. Pastaj, në gjashtë minutat e para të pjesës së dytë, ngjashëm me atë që ndodhi kundër Nottingham Forest, humbëm përqendrimin dhe pësuam dy gola. Por arritëm të ktheheshim në ndeshje dhe shënuam përsëri dy gola, dhe pas kësaj, na u desh ta përfundonim ndeshjen”, u shpreh trajneri portugez.
Në fund të ndeshjes, kur rezultati arriti në 4-3, pata një ndjesi se do të vazhdonim të bënim presion dhe të shënonim një gol tjetër, shtoi më tutje Amorim./Indeksonline/

