Amorim e Mbeumo heshtin kritikët, fitojnë çmimet kryesore të muajit në Premierligë
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim dhe futbollisti Bryan Mbeumo ishin në qendër të kritikave kohët e fundit nga tifozët dhe analistët e futbollit.
Rezultatet e dobëta të ”Djajve të Kuq” kanë bërë që ata dy të marrin vemendjen kryesore për dështimin, shkruan IndeksOnline.
Por Amorim dhe Mbuemo kanë heshtur kritikët, pasi Manchester United pati rezultate pozitive gjatë muajit tetor, derisa kanë fituar dy çmimet kryesore të muajit në Premierligë.
Amorim fitoi çmimin e trajnerit të muajit, derisa Mbuemo çmimin e lojtarit të muajit tetor në Premierligën angleze./IndeksOnline/

