Amorim: Europa League është shumë më e vështirë se Champions League

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur pas ndeshjes së parë ndaj Real Sociedadit, në 1/8 e finales.
”Djajtë e kuq” mbrëm barazuan me rezultat 1-1, ku skuadra çerekfinaliste do të mësohet në ndeshjen e kthimit, shkruan IndeksOnline.
Amorim ka deklaruar se të luash në Europa League është më e vështirë se Champions League.
“Europa League është shumë më e vështirë, për mendimin tim, sesa Liga e Kampionëve”. “Jo ndeshjet, por rikuperimi për të luajtur Premier League në fundjavë. Kështu që ne duhet të merremi me këtë”, ka deklaruar Amorim./IndeksOnline/
🚨 Ruben Amorim: “Europa League is so much harder, in my opinion, than the Champions League”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 7, 2025
“Not the games, but the recovery to play Premier League on the weekend. So we have to deal with that”.@BeanymanSports 🎥 pic.twitter.com/S5b216OHgg