Amorim flet për Van Nistelrooy-n: Ai bëri një punë të shkëlqyer
Ruben Amorim, nga sot do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
Amorim, do të zëvëndësojë holandezin Erik Ten Hag, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të “djajve të kuq”.
Portugezi, madje ka folur edhe për trajnerin e përkohshëm dhe njëkohësisht legjendën e klubit, Ruud Van Nistelrooy.
🚨 Ruben Amorim: “Ruud van Nistelrooy is a legend of Man United. He did great job”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 11, 2024
“Will he stay? I’ve to talk with him in the next hours and then I will explain everything. Let’s wait”, told @lauriewhitwell. pic.twitter.com/oNuEdhRDeT
“Ruud van Nistelrooy është një legjendë e Man United. Ai bëri punë të shkëlqyer”. “A do të qëndrojë ai? Më duhet të flas me të në orët në vijim dhe më pas do t’i shpjegoj gjithçka. Le të presim”, tha Amorim.
Trajneri portugez, ndeshjen e parë si trajner i Unitedit do t’a ketë kundër Ipswich Town-in, me ndeshjen që do të zhvillohet, më 25 nëntor, pas ndeshjeve ndërkombëtare./IndeksOnline/