Amorim: Jemi të përgatitur për të fituar kundër Arsenalit

Premierliga angleze sot vazhdon me tre ndeshje tjera interesante.
Vëmendja kryesora do të jetë te deri mes Manchester United dhe Arsenalit, e cila nis nga ora 17:30, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i ”djajve të kuq”, Ruben Amorim ka thënë se skuadra e tij është gati për sezonin e ri dhe të përgatitur për ti mposhtur ”topçinjtë”.
”Jemi gati për sezonin. Jemi të përgatitur për të fituar kundër Arsenalit. Kam besim. E di që në disa momente do të kemi vështirësi. Është një ndeshje kundër Arsenalit, kështu që do të kemi vështirësi në disa momente. Jemi më të përgatitur dhe mendoj se kemi më shumë lojtarë që mund të na ndihmojnë në një moment për të ndryshuar momentumin e lojës dhe që mund të të japin besim. Dhe kemi më shumë mundësi. Nëse gjërat nuk po funksionojnë mirë, mund t’i ndryshojmë, kështu që kjo më jep më shumë besim për çdo ndeshje.”, ka deklaruar Amorim në konferencën për media./IndeksOnline/